Video/ Rekord dhe nisje spektakolare e vitit, Liverpool është për "Guinnes"

Video/ Rekord dhe nisje spektakolare e vitit, Liverpool është për

Një gol për secilën pjesë i ka mjaftuar Liverpool për ta nisur mbarë vitin 2020. Kampionët e ri të botës mposhtën në shtëpi, 2-0 Sheffield United për të ruajtur distancat me ndjekësit në krye të Premier League.

Vetëm 4 minuta i mjaftuan Mohamed Salah për të gjetur portën kundërshtare, teksa Sadio Mane vulosi ecurinë fantastike të Liverpool, që nuk humbet në kampionat prej 365 ditësh.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool forcon pozitat në krye, teksa numëron 58 pikë pas 20 takimeve të para, 13 më shumë se Leicester dhe 14 nga Manchester City i vendit të dytë, por me një takim më shumë për të zhvilluar.

Me këto ritme, Liverpool e ka thuajse të sigurtë titullin kampion, ndërsa mund të arrijë të vendos edhe rekord me më shumë pikë të grumbulluara në një sezon të vetëm.



EMISIONET