Video/ Publikohet momenti i frikshëm i përplasjes së dy trenave

Video/ Publikohet momenti i frikshëm i përplasjes së dy trenave

Momenti i frikshëm i përplasjes së dy trenave është publikuar nga stacioni hekurudhor për BBC.

Me qindra pasagjer arritën të mbijetonin.

Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit të së martës në Bangladesh, Indi ku mbetën të vdekur 12 përsona.

Incidenti ndodhi saktësisht në rrethin Brahmanbaria, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Dhaka.

Një tren po udhëtonte nga Sylhet drejt qytetit bregdetar jugor Chittagong, kur u përplas me një tren që udhëtonte nga Chittagong në drejtim të Sylhet.

Dy trenat u përplasën në Stacionin hekurudhor Mondobhag rreth orës lokale 03:00.

Trenat u futën në të njëjtën hekurudhë.

Numri i viktimave mund të rritet ndërkohë që shërbimi hekurudhor është ndërprerë deri në përfundim të hetimeve nga policia.

India zotëron një ndër rrjetet hekurudhore më të mëdha në të gjithë botën por aksidentet janë kthyer në diçka normale pasi infrastruktura është e vjetruar.

Qeveria Indiane ka premtuar se do të investojë në modernizimin e sistemit por ende nuk janë bërë ndryshime.



EMISIONET