Video/ Protesta të dhunshme për ligjin e nënshtetësisë, vriten 50 policë, plagosen 288 të tjerë

Video/ Protesta të dhunshme për ligjin e nënshtetësisë,

288 policë të plagosur, 62 prej të cilëve me armë zjarri.

Është ky bilanci i protestave të dhunshme në qytetin Meerut në shtetin verior të Uttar Pradesh, i cili ka një pakicë të konsiderueshme myslimane. Pamjet e tmerrshme janë publikuar nga policia indiane, me protestat e dhunshme që kanë nisur menjëherë pasi në Indi është miratuar ligji për lehtësime në përfitimin e nënshtetësisë.

Policia tha që videot janë dëshmi e turmave të dhunshme që sulmuan oficerët në mitingje proteste. Nga të dhënat e para, mësohet se rreth 50 njerëz vdiqën në Uttar Pradesh gjatë trazirave, shumica prej tyre nga të shtëna me armë.

Ligji për Ndryshimin e Shtetësisë (AAC) e bën më të thjeshtë që pakicat e persekutuara nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi të marrin shtetësinë Indiane, por nuk përfshin myslimanë, pasi këto janë të gjitha shtetet me shumicë myslimane.

Qeveria këmbëngul se ligji është i domosdoshëm mbi baza humanitare. Protestat kundër AAC kanë qenë të mëdha në disa qytete indiane, me protestues të dhunshëm që djegin automjete dhe hedhin gurë mbi policinë.

EMISIONET