Xherdan Shaqiri ishte një ndër protagonistë kryesor të Liverpoolit kundër Evertonit me rezultatin 5-2. 

Shqiptari luajti takimin e parë si titullar këtë sezon duke shënuar gol dhe dhuruar spektakël në  "Anfield Road". Në minutën e 50, Shaqiri i dribloi tre futbollistë të Evertonit në stil e Zinedine Zidane.  Ky veprim spektakolar entuziasmoi të pranishmit në stadium të cilët e duartrokitën kosovarin.