VIDEO/ "Pokeri" ndaj Moldavisë, Edi Reja me fjalim motivues para kuqezinjve

VIDEO/ "Pokeri" ndaj Moldavisë, Edi Reja me fjalim motivues para

Shqipëria mori një fitore historike mbrëmjen e djeshme, por rezultati 4-0 ndaj Moldavisë nuk i mjaftoi për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tjetër në Europian.

Kuqezinjtë u penalizuan nga një barazim i arritur mes Francës dhe Turqisë në "Stade de France" dhe tashmë distanca me kreun është 7 pikë, kur në lojë janë vetëm gjashtë të tilla.

Por, pavarësisht kësaj, Edi Reja nuk i ka kursyer falenderimet dhe fjalët motivuese për futbollistët kuqezi. Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit shihet qartë motivimi që Reja i jep lojtarëve, të cilëve iu drejtohet me fjalët:

Jeni ju ata që keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë dhe kaq të bukur. Si ju këtu, por edhe stafi që punon pas trajnerit, prandaj ju përgëzoj dhe ju falenderoj për të gjitha. Merita është vetëm e juaja. Ju e bëni gjithmonë. Unë kam 35 vjet që e bëj këtë punë dhe nuk kam nevojë për të marrë merita, apo për të më ladëruar dikush. Merita është gjithmonë e juaja. Jeni ju që e keni bërë punën. Duhet të kishim 4 pikë më shumë djema. Merituam 1 pikë me Islandën dhe fitoren me Turqinë. Turqisë I kemi treguar se kush jemi”, është shprehur Reja.

Gjatë drejtimit të italianit, Shqipëria ka marrë 3 fitore dhe 3 humbje, por ajo që është më e rëndësishme ka qënë rritja e nivelit të lojës te ekipi kuqezi.




EMISIONET