Video/ "Plas" tek Interi, Candreva kap në shpulla një 18 vjeçar

Video/ "Plas" tek Interi, Candreva kap në shpulla një 18

Situata që po kalon Antonio Candreva është ndër më të trishtat e tij gjatë karrierës së tij të gjatë. Mesfushori me tipare sulmuesi nuk arriti të shënoj asnjëherë në sezonin e shkuar, duke e nxjerrë atë jashtë planeve të teknikut të Interit, Luciano Spalletti.

Por kjo situatë duket se ka ndikuar negativisht tek 31 vjeçari i cili ka bërë një skenë vërtetë të turpshme gjatë një seancë stërvitore të zikaltëve, ku Candreva ka qëlluar me shpullë futbollistin e akademisë së klubit, Xian Emmers.

Gjithçka nisi pas një dueli mes të dyve, ku topi doli jashtë dhe Emmers pretendoi se nuk e kishte prekur. Kjo nervozoi Candrevën, që në aksionin pasardhës ndërhyri me forcë te 18-vjeçari dhe në përplasje e sipër, përdori duart për ta qëlluar në fytyrë.

Një situatë që sipas të gjitha gjasave i ka vënë drynin valixhes së Candrevës, i cili kërkohet nga disa skuadra jashtë Italisë.





EMISIONET