Forma e Arsenalit ka ndikuar edhe në krisjen e marrëdhënieve mes tifozëve dhe kapitenit, Granit Xhaka.

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës u zëvendësua në barazimin 2-2 që "topçinjtë" morën ndaj Crystal Palace dhe nervozizmi ishte i dukshëm.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë revolta e 27 vjeçarit, i cili pasi i jep dorën shokut të tij, Saka për tu futur në fushë përplas dorën me gjithë forcë me trajnerin, Unai Emery.

Veprim që pritet t'i kushtojë shtrenjtë Xhakës, që përpos humbjes së shiritit të kapitenit mund të përfundojë edhe në tribunë.

Klikoni këtu për të parë VIDEON

/Ora News.tv/