VIDEO/ Plas në Ligën e Dytë, fusha e futbollit kthehet në ring boksi

VIDEO/ Plas në Ligën e Dytë, fusha e futbollit kthehet në

Na ka ndodhur shpesh që të shikojmë një ndeshje futbolli që kthehet në ring boksi.

Një situatë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e Ligës së Dytë të Futbollit në Angli, ku një sherr masiv shpërtheu në sfidën mes Leyton  Orient dhe Northampton.

Gjithçka filloi nga përleshja mes mesfushorit të Orient, James Dayton dhe portierit të Northampton, Scott Wharton. Ishte pikërisht kur u shënua goli i barazimit nga Orient dhe Wharton nuk e priti aspak mirë, duke iu hedhur në qafë kundërshtarit.

Kjo solli agravimin e situatës, me pjesëtarë të të dy skuadrave që nisën të shkëmbenim grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin. Nga ky sherr e pësuan vetëm dy futbollistët, me gjyqtarin kryesor që i ndëshkoi me karton të kuq.



EMISIONET