VIDEO/ Partizani "hipotekon" titullin, Flamurtari prek Europën

Partizani i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Kukësit.

Të kuqtë kanë triumfuar në takimin e javës së 28-të, duke rivendosur në 9 pikë distancën me verilindorët. Në takimin e "Selman Stërmasit", të besuarit e Skënder Gegës mposhtën as më shumë dhe as më pak se kampionët në fuqi të vendit, Skënderbeun.

Një gol për çdo pjesë i mjaftuan Partizanit për të marrë 3 pikët e radhës, që i afron akoma dhe më shumë me titullin. Egzon Belica zhbllokoi shifrat pas 26-të minutash lojë, ndërkohë që Asani me penallti vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Kur kanë mbetur edhe 7-të javë nga fundi i kampionatit, Partizani kryeson me 57 pikë, +9 nga ndjekësi më i afërt, Kukësi. Ndërkohë, Skënderbeu mban vendin e 6-të me 40 pikë.

Fitore me mjaft vlera mori edhe Flamurtari, me vlonjatët që mposhtën 3-1 Teutën. Kuqezinjtë realizuan me anë të Ribaj, Sukaj e Batha, duke u ngjitur përkohësisht në zonën që të dërgon në Kupat e Europës. Goli i Boubacar nuk i mjaftoi Teutës për të marrë pikë, teksa numëron 1 pikë më pak se Flamurtari i vendit të 3-të.

Për të parë FOTOGALERINË klikoni këtu

Golat në Partizani-Skënderbeu



Golat në Flamurtari-Teuta










EMISIONET