Video/ Ngec Dortmund, Bayern merr leksione nga Leverkusen

Video/ Ngec Dortmund, Bayern merr leksione nga Leverkusen

Borussia Dortmund ka marrë vetëm një pikë nga java e 20 e Bundesligës gjermane, duke mos shfrytëzuar në maksimumin hapin fals të hedhur nga Bayern Munich në garën për titull.

Verdhezinjtë u ndalën në barazim 1-1 në transfertën e Eintracht Frankfurt, ndërkohë që kampionët në fuqi të Bundesligës, Bayern u mposht me përmbysje 3-1 nga Bayer Leverkusen.

Marco Reus kaloi në avantazh verdhezinjtë, por rrjeta e Jovic ndali hovin e Dortmund, e cila numëron 49 pikë në krye të klasifikimit. Në krahun tjetër, goli i Goretska nuk i mjaftoi Bayern për të marrë të paktën 1 pikë, pasi Bailey, Volland dhe Alaroi zhvlerësuan rrjetën e talentit gejrman.

Me këtë pikë, Bayern mban vendin e dytë me 42 pikë, -7 nga Dortmund dhe +3 nga Monchengladbach, e cila sfidon Schalke 04 pasditën e nesërme. Në takimet tjera, Wolfsburg mposhti 1-0 Hertha Berlin ndërkohë që Hoffenheim-Dusseldorf dhe Nurnberg-Werder Bremen u mbyllën në barazim 1-1.








EMISIONET