Video/ Neymar katastrofik, PSG nuk njeh kundërshtarë në Ligue 1

Video/ Neymar katastrofik, PSG nuk njeh kundërshtarë në Ligue 1

Paris Saint Germain ka arritur të marrë një fitore të lehtë kundër St Etienne në transfertë me rezultatin 0-4.

Paredes zhbllokoi rezultatin me një goditje të fortë nga jashtë zonës në minutën e 9-të, për të ardhur më pas tek momenti i ndëshkimit me karton të kuq të futbollistit vendës, Aholu, në minutën e 25-të, çka ia bëri më të lehtë fitoren skuadrës kryeqytetase.

Në fund të pjesës së parë, Kylian Mbappe i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së drejtuar nga Tuchel, ndërsa pas dështimit të Neymarit nga pika e bardhë (62’) realizoi Icardi e sërish Mbappe. PSG vazhdon të kryesojë i vetëm Ligue 1 me 42 pikë, 7 më shumë se Marseille e vendin të dytë.

EMISIONET