Brescia është kthyer te fitorja pas 9 takimesh.

Skuadra ku aktivizohet lojtari i kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj ka dalë me pikë të plota nga transferta e SPAL, duke fituar derbin e shqiptarëve me Etrit Berishën.

Një gol i Mario Balotelli vendosi fatet e takimit, me sulmuesin që i dha fitoren e tretë në 14 javët e para të Seria A. Kjo fitore i nxjerr nga fundi i tabelës, me Brescia që e shikon veten në vendin e 19-të me 10 pikë, një më shumë se SPAL-i.

Në takimet tjera, Torino fiton me Fiorentinën, 2-1 dhe afrohet me zonën Europiane, ku gjendet 8 pikë pas Atalantës së vendit të gjashtë. Ndërkohë, në barazim 2-2 përfundoi sfida mes Sassuolës dhe Cagliari.


/Ora News.tv/