Video/ Mushkëritë e duhanpirësit bëhen virale në rrjetet sociale

Video/ Mushkëritë e duhanpirësit bëhen virale në

Efektet e pirjes së duhanit janë të mëdha në organizimin e konsumatorit.

Organi që dëmtohet së tepërmi janë mushkëritë, të cilët marrin një ngjyrë të zymtë, ku njollat e tymit shihen me sy të lirë. Këtë e konfirmon edhe kjo video, që është bërë virale tashmë. Mushkëritë i përkasin një pacienti kinez, që vdiq në moshën 52-vjeçare.

Para se të vdiste, burri kishte treguar gatishmërinë e tij për të dhuruar organet e tij. Por, mushkëritë u konsideruan si të papërdorshme për mjekët.

"Analizat në indeksin e oksigjenimit ishin optimale, por, sapo morëm organet, ne kuptuam se sa e pamundur ishte të përdorësh ato. Nëse jeni një duhanpirës i etur, mushkëritë tuaja mund të refuzohen për dhurim. Sigurisht jo të gjitha mushkëritë e duhanpirësve refuzohen, por është e nevojshme që ato të plotësojnë disa kërkesa. Në çdo rast, video tregon edhe një herë, se si pirja e duhanit mund të shkaktojë pasoja të rënda për mushkëritë tona, veçanërisht pas vitesh abuzimi," tregon doktori, Chen Jingyu. 


EMISIONET