Transferimi te Fenerbahce e ka kthyer në një bishë të vërtetë.

Po flasim për Vedat Muriqin, i cili ka qënë protagonist me gol në fitoren që verdheblutë morën në shtëpi përballë Ankaragucu. Bomberi i përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e fitores, 2-1.

Ish-sulmuesi i Besës dhe Teutës realizoi në minutën e 73-të për të vulosur fitoren për Fenerbahce. Ky ishte goli i tretë i 24-vjeçarit pas 5 javëve në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shënuar edhe në Kupë.




/Ora News.tv/