Video/ Momenti rrënqethës kur një polic shpëton jetën e vajzës 12-vjeçare mes flakëve

Video/ Momenti rrënqethës kur një polic shpëton jetën e

Policia në Illinois ka publikuar pamjet që kanë regjistruar kamerat që ndodhen në kostumët e policëve të cilët po përpiqeshin të nxirrnin nga shtëpia që kishte marrë flakë një vajzë të frikësuar 12-vjeçare.

Zjarri që shpërtheu të hënën në kompleksin Western Apartamente, mori jetën e tre personave, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi vajzën 12-vjeçare dhe nënën e saj.

Sipas një deklarate nga detektivi i policisë Sterling Sgt. Pat Bartel, zjarri u ndez rreth orës 12:25 të mëngjesit dhe u përhap nëpër katin e dytë dhe hollin e ndërtesës.

Oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes para zjarrfikësve dhe mësuan se kishte njerëz të bllokuar brenda ndërtesës që digjej, raportoi Sauk Valley Neës.

Siç e tregon dhe video, një polic është ngjitur mbi makinën e tij dhe arriti të shihte në katin e dytë ku ndodhej vajza dhe nëna e saj. Me ndihmën e një elektriku dore, polici po shikonte brenda dhomës dhe thërret: “Ejani këtu. Eja tek unë”.

Në video dëgjohet edhe zëri i vajzës së frikësuar ku thotë: “Nuk mundem! Ndjehem sikur do të vdes!”

Oficeri i kërkon vajzës të ecë drejt dritares, por ajo bërtet, 'Unë dua nënën time!'  Polici mbi makinën e patrullës i lutet vajzës të afrohet dhe të prekë dorën e tij.

'Ejani këtu, ecni drejt dritës!' ai bërtet.

Policët më pas thyejnë shumë dritare dhe i luten vajzës që të afrohet, në mënyrë që të mund ta nxirrnin jashtë.

Ata udhëzuan 12-vjeçaren me zërat e tyre derisa ajo të shfaqet në dritare. Pasi vajza doli në dritare, policët e kanë nxjerrë direkt jashtë, ndërkohë që ajo kërkonte nënën e saj.

Sipas policisë, vajza u dërgua në një spital për t'u trajtuar për djegie dhe tani është në gjente të stabilizuar, ndërsa nëna e saj është shtruar në spital në gjendje kritike.

Zjarri i mori jetën motrës së saj tetë vjeç Shayla Walker dhe kushëririt.

Fqinji Carrie Hose, 49 vjeç, gjithashtu vdiq në zjarr, duke lënë pas një djalë dhe një vajzë.


EMISIONET