Sinisa Mihajlovic vijon luftën me sëmundjen e leuçemisë.

Trajneri serb u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në korrik, duke humbur katër nga shtatë ndeshjet e para të Bolognës në Seria A. Këtë javë, tekniku zhvilloi fazën e dytë të kimioterapisë, çka i kushtoi mungesën në ndeshje speciale të zhvilluar mbrëmjen e sotme në "Dall' Ara" mes legjendave të klubit italian që festoi 110 vjetorin e krijimit dhe atyre të Realit të Madridit.

Por pavarësisht mungesës së tij, ai nuk mungoi shpirtërisht, diçka të cilën e zbuloi përmes këtij video-mesazhi për tifozët e Bolognës.

"Më vjen keq që nuk mund të isha atje me ju, por dola dje nga spitali dhe me të vërtetë doja të shkoja në shtëpi dhe të kaloja ca kohë me gruan dhe fëmijët e mi. Shpresoj ta kuptoni këtë.

"Doja t'ju falënderoja të gjithëve, tifozët e Bolognës, klubin, për gjithçka që keni bërë për mua. Për të gjitha ato momente kur qëndruat pranë meje dhe më dhatë aq shumë forcë gjatë kësaj kohe të pazakontë.

"Unë jam duke luftuar këtë sëmundje, por jam i sigurt se do të shkojë mirë, do ta fitoj këtë betejë falë edhe juve dhe dashurisë së familjes time. Doja t'i them faleminderit, Realit të Madridit pasi ata erdhën për të festuar 110 vitet e Bolognës dhe të gjithë qytetarët e këtij qyteti duhet të ishin shumë krenarë," përfundon video-mesazhi i Mihajlovic.



/Ora News.tv/