VIDEO/ Më shumë se një lojë! Dëshpërimi i De Jong i pikëllon të gjithë

VIDEO/ Më shumë se një lojë! Dëshpërimi i De Jong

Me trup në "Giuseppe Meazza", por zemra dhe mendja shumë larg Milanos.

Frenkie de Jong u aktivizua për pak minuta në fitoren e Barcelonës 2-1 kundër Interit, duke ndihmuar ekipin e tij ta mbyll me fitore raundin e fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Megjithatë, kjo nuk e ka gëzuar aspak mesfushorin, i cili pas ndeshjes është shfaqur tepër i mërzitur. Gjithçka lidhet me eliminimin e ish ekipit të tij, Ajax. Humbja në ndeshjen e fundit, 1-0 kundër Valencia i kushtoi shtrenjtë gjysmëfinalistëve të vitit të kaluar, duke mos arritur të kalojë as grupet e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, ylli i Barcelonës, i cili u transferua në "Camp Nou" gjatë merkatos së verës për shifrën e 65 milionë eurove mund ta ndjek Ajax në një tjetër kompeticion Europian. Kampionët e Holandës u kualifikuar në raundin e 1/32-ave të Europa League, aty ku pritet të bëj gjithçka për ta fituar.

EMISIONET