Paris Saint Germain e thellon sërish në 5 pikë avantazhin ndaj Marseille të vendit të dytë, ndërkohë që parizienët kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. 

Në Parc Des Princes në sfidën që mbylli javën e 16-të të Ligue 1, skuadra e Thomas Tuchel kaloi me shifrat 2-0 Nantes me një gol të Mbappe me finte në fillimin e pjesës së dytë dhe me një penallti të kthyer në gol nga Neymar dhe të fituar nga Icardi në minutat e fundit.

U rikthye te suksesi ndërkohë Monaco që fitoi 1-2 në transfertën ndaj Toulouse me shifrat 1-2 me gola të Ben Yedder dhe Gelson Martins

/Ora News.tv/