Video/ Maradona konfliktohet me tifozin meksikan

Video/ Maradona konfliktohet me tifozin meksikan

Divizioni i dytë meksikan është gati për të marrë më shumë vëmendje tani që Diego Maradona është zyrtarisht trajner i skuadrës së Dorados.

Në fakt, eksperienca e "El Pibo d'Oro" në Meksikë nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ish-ylli argjentinas ka shkaktuar konflikt me një tifoz.

Ngjarja ndodhi kur Maradona arriti në aeroport, aty ku një tifoz mendoi t'i afrohet legjendës argjentinase për të shkrepur një foto. Rezultati? Mori një të shtyrë nga Maradona, siç është kapur dhe në video.

EMISIONET