VIDEO/ Lu-La "gropos" Napolin, Interi rrëzon Juven nga froni i Serie A

VIDEO/ Lu-La "gropos" Napolin, Interi rrëzon Juven nga froni i

Interi ka koleksionuar një fitore karakteri ditën e sotme kundër Napolit në transfertë. 

Zikaltrit kanë mundur të kaltrit në "San Polo" me rezultatin 1-3 falë dopietës së Lukakut dhe finalizimit të Lautaro Martinez.

Romelu Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të. I njëjtë autor dyfishoi rezultatin në minutën e 33, pas një gafe të portierit Alex Meret. Në fund të pjesë së parë Napoli ngushtoi shifrat me sulmuesin Milik. Në pjesën e dytë Lautaro Martinez shënoi golin e tretë pas një topi të ngelur vakant në zonë.

Me këtë fitore të arritur në javën e 18-të të Serie A, Interi ngjitet sërish në krye të kampionatit me 45 pikë, aq sa ka edhe Juventusi por me nje golavarazh më të mirë se bardhezinjtë.

EMISIONET