Kontrata e Zlatan Ibrahimovic skadon në dhjetor dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të.

Edhe pse në një moshë 38 vjeçare, sulmuesi suedez është një bishë e vërtetë dhe këtë e konfirmoi edhe në fitoren 2-1 që klubi i tij, Los Angeles Galaxy mori 2-1 ndaj Minnesotta United. Pas fitores në fazën play-off të MLS, Ibrahimovic u pyet rreth zërave për një kontakt të tij me Napolin, teksa përgjigjia e suedezit ishte epike.

"Të gjithë më thërrasin. E dëshironi edhe ju numrin tim? Kështu që mund të më telefononi," ishte ironia e Ibrahimovic.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United është një ikonë në Serie A, pas paraqitjeve fantastike me Juventusin, Interin dhe Milanin. Kontrata e tij me Galaxy skadon në fund të këtij viti kalendarik dhe të tjera zëra pohojnë se ai do të qëndrojë në MLS për një sezon tjetër.

/Ora News.tv/