Video/ Kapitullon Napoli, Empoli largohet nga "fresku"

Video/ Kapitullon Napoli, Empoli largohet nga "fresku"

Empoli ka bërë surprizën mbrëmjen e sotme, teksa ka mposhtur 2-1 Napolin. Në takimin e luajtur në "Carlo Castellani", vendasit kaluan në avantazh pas 28 minutash.

Ishte Farias autori i golit, ndërkohë që Zielinski vendosi ekuilibrat para mbylljes së pjesës së parë. Për të shënuar golin e fitores mendoi Di Lorenzo. 25 vjeçari devijoi saktë me kokë një krosim nga këndi.

Me këtë fitore, Empoli del momentalisht nga zona e ftohtë, ndërkohë që Napoli humbet tërësisht terren në garën për titull. Kur kanë mbetur edhe 24 pikë në lojë, distanca mes tyre dhe Juventusit kryesues është 18 pikë.


EMISIONET