Video/ Hysaj fantastik, Napoli "poker" golash për të trembur Juven

Video/ Hysaj fantastik, Napoli "poker" golash për të trembur

Napoli i është përgjigjur me "poker" golash Juventusit kryesues, me jugorët që kanë mposhtur 4-0 Parmën në transfertë.

Një shpërthim i Hysaj në të majtë nxori të vetëm Zielinski, i cili lëshoi një silurë fantastike drejt portës kundërshtare, duke tundur rrjetën. Pak minuta më vonë, ishte radha e Milik për tu thirrur në apel, me sulmuesin që ndoqi hapat e bashkëkombasit, Zielinski, për të shënuar për 2-0. Me rikthimin në fushë, 24 vjeçari kompletoi dopietën personale, duke realizuar për 3-0.

Hesapet i mbylli Ounas, i cili plotësoi pokerin. Pas kësaj fitoreje, Napoli numëron 56 pikë në vendin e dytë, ndërkohë që Parma mban vendin e 12-të me 29 pikë.


EMISIONET