VIDEO/ Gjiganti Europian bie në gjurmët e "Messit të Ri"

VIDEO/  Gjiganti Europian bie në gjurmët e "Messit të

Një talent argjentinas për Juventusin. Emri i tij është Matìas Soulè dhe ka lindur më 15 prill 2003. Luan te Velez Sarsfield dhe ndoshta është hera e fundit që luan në vendlindje.

Sipas të përditshmes "Olè" agjenti i tij, Martin Guastadisegno është tashmë në Itali për të sjellë ndoshta edhe fundin e operacionit. Koha dhe durimi do të jenë të nevojshme, më shumë se paratë, sepse situata është shumë e komplikuar dhe historia është e gjitha për tu treguar.

Dhjetë ditë më parë, Velez i ofroi një kontratë të re, por babai i tij e refuzoi këtë ofertë. Ai informoi drejtorin e shkollës së mesme që djali e tij nuk do të ndjek më studimet e tij dhe u strehuan në Mar del Plata, në qytetin ku ai lindi dhe ku banon pjesa tjetër e familjes.

Babai i Soulè e ka njoftuar Velezin që ai mund ta çojë djalin në Itali duke ushtruar atë që në Argjentinë e quajnë "patria potestad", që është autoriteti prindëror. Në këtë rast, Soulè nuk do të sillte asnjë qindarkë në arkat e Velesit, siç ndodhi në 2016, kur një tjetër talent, Benjamin Garrè shkoi falas te Manchester City.

 Guastadisegno, prokurori që po kryen këtë operacion, në ditët e fundit ka bërë të qartë se djaloshi, pasi kundërshtoi ofertën kontraktuale të Velesit, ka marrë kërcënime të rënda përmes rrjeteve sociale.

Pikërisht për këtë arsye, para se të nisej për në Mar del Plata, ai u fsheh dhe nuk dilte për shkak se ishte i frikësuar. Gjithashtu sipas Guastadisegno, vetë Velez i kërkoi Federatës Argjentinase përjashtimin e Soulè nga ekipi Under-16 për një turne që u luajt në Francë nga 16 deri më 22 prill.

Tani operacioni është futur në një fazë vendimtare. Juventusi ka gati planin, ndërsas Gjenova është e gatshme ta marrë në formulën e huazimit sapo të jetë gati të debutojë në ekipin e parë. Ndoshta nuk do të jetë Messi i ri, por Soule ka treguar klas dhe karakter me topin në këmbë dhe një ditë mund ta shikojmë në majat e futbollit botëror.


EMISIONET