VIDEO/ "El Clasico" i prodhon të gjitha, kreu mbetet padron i dy skuadrave

VIDEO/ "El Clasico" i prodhon të gjitha, kreu mbetet padron i dy

Bota "pushoi" së rrotulluari për 90 minuta, ashtu siç qëndruan edhe shifrat në "Camp Nou".

"El Clasico" numër 276 nuk ka fitues. Përpos pritshmërive të mëdha dhe spektaklit në fushë, derbi më i madh i futbollit Botëror mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nuk prodhoi fitues.

Shifrat finale u vendosen në 0-0, duke lënë kreun e La Liga në duart e dy skuadrave edhe pas javës së 17-të. Messi me shokë nuk arriti të bëj thuajse asgjë, pavarësisht tentativave të shumta për të çarë në "tunelin" e ndërtuar nga Zinedine Zidane.

Ndërkohë, që as Bale dhe as Benzema nuk gjetën fundin e rrjetës. Në fakt, uellsiani e dërgoi sferën pas krahëve të Ter Stegen, por VAR anuloi gjithçka, pas pozicionit jashtë loje të Mendy. Pas këtij 90 minutëshi, Barcelona e Real kryesojnë klasifikimin në elitën e futbollit spanjoll me 36 pikë, 5 më shumë se Sevilla ndjekëse.


EMISIONET