Video/ E rrallë! Tifozi ndihmon Tottenham të shënoi gol, ja reagimi i Mourinho

Video/ E rrallë! Tifozi ndihmon Tottenham të shënoi gol, ja

Tottenham është rikthyer të jetë një skuadër e frikshme ndërsa Jose Mourinho ka arritur fitoren e dytë brenda 4 ditësh me klubin londinez, pasi mposhti Olympiacosin me rezultat 4-2 në kompeticionin Uefa Champions League.

Spurs-at e nisën keq sfidën duke pësuar 2 gola mbrenda 20 minutave të para dhe vendasit ngushtuan shifrat në fraksionin e parë me mesfushori Dele Alli. Barazimi  erdhi nga këmbët Harry Kane i cili shënoi pas vetëm pesë minutash në pjesën e dytë.

Lucas Moura asistoi, por asistimin e vërtet e dha një “djaloshi i topave” që e ktheu shpejt topin në lojë. Djaloshi ia dha shpejtë topin në duar Serge Aurierit, që nisi aksion me shpejtësi për Moura, i cili asistoi për Kane. Mourinho nuk hezitoi ta falënderojë djaloshin duke e përqafuar.

Më pas Tottenham shënoi edhe dy gola të tjerë, duke fituar me rezultatin përfundimtar 4-2.

EMISIONET