Një tornado ka goditur ambientet e fabrikës “Papadimitriou”, në Kalamatë, të Greqisë.  

Tornado u regjistrua rreth orës 13:00 të drekës së sotme, ndërsa dëshmitarët okularë e përshkruan ngjarjen si të tmerrshme.

Ndonëse goditja ishte e fuqishme, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për më shumë shihni videon:


/Ora News.tv/