Video e frikshme/ Ishte me 190 km/h motoristja seksi pëson aksidentin e tmerrshëm

Një video e kapur nga kamera e helmetës së një motoristeje ruse ka kapur momemtin e tmerrshëm të përplasjes së saj gjatë një gare shpejtësie në rrugë.

Motoristja e njohur si Speeder Sochi humb kontrollin në motorin e saj Kawasaki ZX-6R. Kamera e saj GoPro vazhdoi xhirimet edhe pas rrëzimit të saj.

Vajza e quajtur Angelina 20 vjeç, pësoi gërvishtje dhe mavijosje në pjesën e pasme dhe këmbët e saj, por çuditërisht pa thyerje.

Videoja e përplasjes tregon se si shoferët nxituan ta ndihmojnë atë direkt pas aksidentit me shpejtësi të lartë.

"I gjithë trupi im dhemb ... Ju lutem, ambulanca", thotë ajo ndërsa i afrohen.

Dëshmitarët dëgjohen duke thënë: 'Mos e prekni ... Ju lutem, mos e lëvizni. Ajo do të mbijetojë. Si jeni?'

-'Më dhemb'.

Të gjithë nuk po arrinin ta besonin se si ajo arriti të mbijetontë me atë lloj aksidenti.

Më vonë Angelina postoi në rrjetet e saj sociale: U pata një përplasje të tmerrshme, nuk kishte shumë shanse për mbijetesë me atë përplasje, por unë unë pata shumë fat. Nuk pata asnjë thyerj, por vetëm disa çarje”.

Ajo tha se u hodh nga motori pasi doli jashtë kontrollit.

Sipas raportit Angelina po ecte me shpejtësi 190 km/h ndërkohë që shpejtësia e lejueshme në atë rrugë ishte 90 km/h.


EMISIONET