Video dramatike, njerëzit notojë në ujë për të shpëtuar jetën nga stuhia 'përbindësh'

Kjo video dramatike tregon garën kundër kohës, ndërsa një grup njerëzish notojnë në ujërat e përmbytura në Bahamas për të shpëtuar jetën.

Korrespodenti i ABC News, Marcus Moore filmoi pamjet ndërsa uragani Dorian i Kategorisë së 5-të u zhvendos mbi Ishujt Abaco.

"Gjërat ishin qetësuar dhe dolëm të shihnim jashtë kur pamë disa njerëz në ujë,"-tha Moore në  'Good Morning America'. "Ne mund ti dëgjonim duke bërtitur. Ishte garë kundër kohës sepse ishim përballë stuhisë. Ishte qetë fillimisht, por e dinim se brenda disa minutash stuhia do vinte sërish dhe do ishte shumë më e fortë."

Moore dhe ekuipazhi i tij dëgjohen në video, duke i kërkuar njerëzve në ujë që të notojnë.

Një burrë, 1 grua dhe dy vajza adoleshente notuan përmes ujit të sigurt, por ishin shumë të tronditur dhe qanin, tregoi Moore.

"Ata shkuan në një bunker, një zonë e sigurt,"-shtoi ai. "Unë dhe ekuipazhi im qëndruam në ndërtesën 3 katëshe kur nisi pjesa tjetër e stuhisë."

Uragani Dorian goditi të dielën në Bahamas, si një stuhi e Kategorisë 5, duke vrarë të paktën pesë njerëz në ishujt Abaco.


EMISIONET