Liverpool vazhdojnë të mbajnë startin perfekt të sezonit të ri dhe shkëputen në vendin e parë me 3 pikë pasi morën fitoren ndaj Arsenalit me shifrat 3-1.

Pjesa e parë e ndeshjes dukej se do të përfundonte në barazpeshë, ku në minutën e 41’ Joel Matip dërgon në rrjetë një goditje nga këndi. Në fillim të pjesës së dytë është Salah që shënon nga pika e bardhë, një penallti që e fitoi vetë pasi David Luiz e tërheq nga fanella.

Në të 59’ është përsëri Salah, një aksion i vetëm me egjiptianin që merr topin nga mesfusha dhe duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij afrohet në zonë nga ku shënon. Reagimi i Arsenalit vjen 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, një gol i Torreiras që shënon për statistikë.

Liverpool vazhdon rrugëtimin e pathyeshëm si kryesues i kampionatit. Ndeshja e rradhës për të kuqtë është kundër Burnley.

/Ora News.tv/