Video/ "Çmendet" Hamsik, ja si i sfidon temperaturat e ulëta

Video/ "Çmendet" Hamsik, ja si i sfidon temperaturat e

Marek Hamsik po i shijon në maksimum pushimet e dimrit.

Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit ka zgjedhur fshatin Donovaly në Sllovakinë për të kaluar disa ditë relaksi, nga ku ka tërhequr edhe vëmendjen e tifozëve të tij.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Hamsik ka zbuluar se fshati është “pushtuar” nga dëbora dhe bashkë me trajnerin e tij personal kanë zgjedhur të zhyten në të. Të zhveshur dhe vetëm me të mbathura, Hamsik e trajneri i tij mbulohen me dëborë, duke sfiduar temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin.



EMISIONET