Miqësoret ndaj kombëtareve afrikane kthehen në tabu për Brazilin. Kombëtarja Selecao u ndal sërish në barazim 1-1, këtë herë nga Nigeria.

Pas barazimit 1-1 ndaj Senegalit, ekipi i drejtuar nga Tite nuk mundi të bëj diferencën ndaj ish-sulmuesit të Skënderbeut, Peter Olayinka me shokë, duke treguar limite në lojë.

Edhe pse me Neymar e Firmino në majën e sulmit, goli i vetëm për amerikan0-latinët mban firmën e mesfushorit të Realit të Madridit, Casemiro. Në minutën e 55-të, 27 vjeçari zhvlerësoi golin e Aribo, duke vendosur fatet e takimit në 1-1.


/Ora News.tv/