Emisioni BOOM në puntatën e sotme (7 nëntor) ka bërë një vëzhgim në disa farmaci, për të para si tregtohet viagra, një medikament i përdorur në të gjithë botën nga meshkujt që nuk kanë rezultate të mira në aktivitetin e tyre seksual.

Si çdo bar a medikament tjetër edhe Viagra ka efekte anësore  që mund të shkaktojë vdekje nëse pacienti nuk është konsultuar më parë me mjekun. Ky medikament mund të blihet në farmaci vetëm me recetën përshkruese të mjekut. Dhënia e saj pa recetë përbën shkelje dhe është farmacisti ai që mban përgjegjësinë kryesore.

"BOOM" ka shkuar në disa farmaci për të blerë një tabletë "Viagra" për një mashkull 47 vjeç  dhe  në tre prej tyre i bleu pa recetë, ku farmacistët as që pyetën nëse klienti dispononte një recetë apo jo. Viagra që gjendet në formatin 50 mg dhe 100 mg lëshohet lehtësisht nga farmacitë, sikur të ishte një karamele.

Kamera 1

Klienti: Të lutem, do na ndihmosh me diçka? Kemi një njeriun tonë, i duhet një kokërr viagra.

Farmacistja: Po! Pesëdhjetëshe apo njëqindëshe? Mosha më duhet mua.

Klienti: 47.

Farmacistja: 47, pesëdhjetëshe. Kërkojnë edhe cilësinë. Mos u shqetëso fare, e kemi kaluar edhe atë pjesë. Mosha na duhet për dozën.

Farmacistja: Vetëm 1 kokërr ë?

Klienti: Po,vetëm 1 se nuk e di se sa lekë është.

Farmacistja: 820 lekë.

Klienti: Ok!

Klienti: Si duhet ta përdorë?

Farmacistja: Gjysmë ore para aktit.

Kamera 2

Klienti: Ne duam një viagër për një njeriun tonë.

Klienti: Sa kushton?

Farmacistja: 100 mg është 900 lekë

Klienti: 47 vjeç është në fakt se nuk kemi as recetën e mjekut

(Farmacistja i thotë kolegut të saj që ne nuk kemi recetën e mjekut )

Farmacistja: Nuk kanë recetën e mjekut...Tani do viagrën apo këtë?  900 lekë, një çmim kanë.

Klienti: Mjafton të dimë, para sa... ?

Farmacistja: Gjysmë ore.

Kamera 3

Klienti: Kemi një person 47 vjeç e do një tabletë viagra.

Farmacistja: Pesëdhjetëshe apo njëqindëshe ?

Farmacistja: Filloje me pesëdhjetëshe në qoftë se është mosha aq. Pihet gjysmë ore para nisjes. Merret vetëm një tabletë. I bie  840  lekë.

Për të mësuar më shumë mbi efektet që ka përdorimi i Viagrës , "Boom", zhvilloi një intervistë me mjekun androlog, z.Evin Dani, i cili pohoi se ky medikament nuk mund të  lëshohet pa recetën e mjekut.

Evin Dani, androlog: Përveç efektit shumë të mirë që ajo ka, ka edhe rreziqet e veta. Ato shkojnë ndonjëherë në fatalitet. Ka patur raste që kanë vdekur nga përdorimi i viagrës. Viagrën nuk mund ta marrësh pa pyetur apo pa biseduar me mjekun. Bëjnë vdekje të papritur. Edhe në vendin tonë, për fat të keq ka patur raste të tilla. Nuk mund të jepet pa recetë. Kudo në botë jepet me recetë si çdo preparat tjetër i rrezikshëm . Unë me pacientët e mi qëndroj gati 1 orë për të gjetur faktorët psikologjikë, organikë, pra në rastin konkret mundohesh të gjesh arsyen. Mbasi mund të vësh një diagnozë,mund të përdorësh viagrën me sukses. Dhënia e viagrës jepet kur duhet. I bien shkurt e shkojnë në farmaci. Ky është një gabim.

Gazetari: Po kur medikamenti blihet "on line" ?

Evin Dani, androlog: Është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme. Aty ka edhe falcitete.

"Boom " takoi presidenten e Urdhrit te Farmacistëve të Shqipërisë, znj.Diana Toma. Ajo u shpreh se farmacisti bën shkelje nëse jep një medikament kur duhet të jepet me recetë. Ka një komision disiplinor, tha ajo, për çdo farmacist që bën këtë gabim  që vendos edhe penalitete.  Sa i takon atyre barnave që shiten "on line", znj.Toma tha se ligji shqiptar e ndalon këtë lloj tregu.

Gazetari: Nëse farmacisti është në dijeni të plotë që një barnë e caktuar nuk mund të lëshohet pa recetën e mjekut  dhe e bën ndërkohë. Çfarë përbën kjo situatë?

Diana Toma: Urdhri i Farmacistit, profesionistit që bën një shkelje të tillë, e kalon në komision disiplinor. Kemi të bëjmë edhe me shkelje të Ligjit të barnave dhe të shërbimit farmaceutik,por edhe me shkelje të Kodit Etik dhe Deontologjik Farmaceutik dhe në varësi të peshës së dëmit të shkaktuar ose të preusupozuar për tu shkaktuar, Komisioni Disiplinor merr edhe masën përkatëse. Rastet kalojnë në komision,pasi është identifikuar problemi. Ligji parashikon një shkelës:farmacistin,pasi është ai që e ekzekuton. Nuk do i vija shumë faj pacientit pasi ai kërkon rrugën më të shkurtër .Detyra paraprake e farmacistit është të filtrojë rastin,nëse duhet dhënë apo jo. Fakti që pacienti vjen dhe kërkon pa recetë një gjë që detyrimisht duhet dhënë me recetë, duhet të marrë një përgjigje absolute: Jo!

Gazetari: Nëse pacienti e gjen në rrugë "on line" ,si mund të kontrollohet ky lloj tregu ?

Diana Toma:  Njëlloj do e shihja si të pasaktë dhe në shkelje të ligjit, dhënien e barit në këtë mënyrë. Është kategorikisht e ndaluar. Ligji shqiptar nuk lejon dhënien e barnave në formën "on line"

Gazetari i BOOM pyeti qytetarët si ata i marrin barnat në farmaci me apo pa recetë dhe sa kujdes tregojnë.

Qytetari 1:  Unë i marr me recetë .Kur kemi të sëmurë, marrim recetën te doktori e shkojmë në farmaci.

Gazetari: Ke përdorur ndonjëherë viagrën?

Qytetari 1: Unë për vete jo ,as nuk e di si janë. Jam 72 vjeç dhe jam mirë.

Qytetari 2: Gjithmonë me recetë. Të gjithë ata që e përdorin viagrën pa rekomandimin e mjekut,është gabim, se varet,mund të jesh me zemër...

Qytetari 3: Nuk më ka vajtur mendja për këtë punë ndonjëherë.

Qytetari 4: Thonë që është shumë e rrezikshme. Ka patur raste vdekjeje. Ata që e përdorin duhet të kenë kujdes.

/Ora News.tv/