Vettingu në "krizë" financiare

Vettingu në "krizë" financiare

Institucionet e Vetingut  prej 2 muajsh janë në vështirësi financiare, çka ka sjellë probleme me dhënien e pagave. Shqetësimi erdhi nga Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Natasha Mulaj dhe Genta Bungo, theksuan se kjo situate vjen për shkak se janë keqllogaritur pagat dhe shpërblimet,  kryesisht sa i përket vjetërsive në punë.

Bungo: Buxheti i miratuar ka qenë i pamjaftueshëm për plotësimin e nevojave të kolegjit. Dmth nuk kemi pasur fondin e pagave për dy muajit e fundit, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019.

Mulaj: Ndryshimi mes asaj që ne kërkojmë dhe asaj që është parashikuar nga ministria e Financave qëndron vetëm në zërin e pagave ku problemi është thjesht për efekt të vjetërsisë së këshilltarëve.

I ashpër ishte relatori Bashkim Fino, i cili tha se këto dy institucione kanë vepruar në kundërshtim me ligjin sa i përket pagave dhe shpërblimeve, ndërsa kritikoi qeverinë duke theksuar se duhej të kishte nxjerrë një vendim për këtë çështje. Fino kërkoi kotroll parlamentar për institucionet e drejtësisë.

Fino: Fondet e tyre janë të sakta, duhet të rishikohen edhe njëherë, por unë mendoj se këta i kanë fondet e qarta se e kanë numrin ekzakt. Tek këta duhet bërë një kontroll financiar. Edhe nëse nuk e bën KLSH ta bëjmë ne.

Drejtuesja e KPA-së, ngriti shqetësim duke theksuar se trajtimet financiarë kanë bërë që shumë punonjës të dorëhiqen nga ky institucion. Në këtë pike reagoi kryetari i komisionit, Ulsi Manja.

Manja: Sot, shteti janë gjetur lekët për ta çuar deri në fund zbatimin e reformës në drejtësi. 1.1 mld shtesë është fondi në buxhet për reformën në drejtësi. 

Para komisionit të ligjeve  fonde shtese në buxhetin  e vitit 2020,  kërkuan të gjitha institucionet e drejtësisë, përfshirë gjykatën kushtetuese, këshillin e lartë gjyqësor apo këshillin e lartë të prokurorisë. Këto fonde kryesisht kërkohen për investime infrastrukturore apo shtim personeli.

EMISIONET