Franca tërhiqet nga bllokimi i negociatave për Shqipërinë?

Franca tërhiqet nga bllokimi i negociatave për Shqipërinë?

Sinjale tërheqje nga Franca në qëndrimin për Shqipërinë apo thjesht mesazh diplomatik në mbështetje të aspiratës integruese në drejtim të Bashkimit Europian?

Nga Elbasani, ambasadorja franceze Christine Vasak, deklaroi se qëndrimi i presidentit Macron nuk është kundër negociatave për Shqipërinë.

Vasak: Vendimi i Këshillit Europian nuk i mbyll dyert Shqipërisë, është vendim solemn por jo mbyllje e dyerve përfundimtare për Shqipërionë. Franca dhe presidenti francez është shprehur qartë për mbështetjen që do ti japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente të Ballkanit Perëndimor për hapjen e negociatave.

Vasak e vuri theksin te takimi i radhës në majin e vitit tjetër ku do të mbahet samiti i Zagrepit dhe ku me shumë mundësi tha ajo mund ti hapet drita jeshile Shqipërisë.

Vasak: Ky samit është i rëndësishëm për dy arsye, sepse Kroacia është vendi i fundit që ju shtua BE dhe merr për herë të parëpresidencën e Këshillit Europian. Të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm sepse duhet të ketë një vendim unanim. Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera.

Franca u vu në qendër të kritikave ndërkombëtare pas vendimit bllokues të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE.

Vendimi shkaktoi një valë reagimesh dhe paralajmërimesh mbi rreziqet e ndërhyrjes së faktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

EMISIONET