Mesa duket paniku dhe frika e koronavirusit ka prekur edhe një pjesë të infermjerëve, ku nuk arrijnë dot ta përballojnë presionin e krijuar.

Një tjetër infermiere e cila punonte në një spital të Londër i ka dhënë fund jetës. Mediat raportojnë se ajo ishte 20 vjeç dhe kujdeseshe për pacientët me COVID-19.

Ajo u gjend pa ndjenja në spital nga mjekët të cilët u përpoqët ta sillnin sërish në jetë por ishte e pamundur.

Tetë njerëz kanë vdekur nga virusi Covid-19 në Spitalin e "King's College" Ata që kanë nevojë për kujdes kritik trajtohen në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, ku punonte infermieria.

"Policia u telefonua në orën 17:36 të hënën, 23 mars nga një spital i Londrës, pasi një vajzë u gjet pa ndjenja. Vajza në të njëzetat, vdiq në spital. Janë njoftuar të afërmit e saj. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë", u shpreh një zëdhënës i Policisë.

/Ora News.tv/