Vetëm një shqiptar mund ta bënte këtë gjatë vjedhjes, por molla e "tradhton"

Pas çdo vjedhje, ai la një mollë të kafshuar si "kujtesë". 

Një lloj talljeje që hajduti, një shqiptar 36 vjeçar që jetonte në Parma, bënte me viktimat e tij. Ai gjithashtu kishte lënë një mollë të kafshuar në tryezën e një apartamenti të grabitur nëntorin e kaluar në Monticelli. Por kësaj here molla e ka "tradhtuar"; shqiptari ka lënë gjurmën e ADN-së

Karabinierët e  Monticellit dhe kolegët e tyre të Risit e kanë arrestuar atë, pas një duzinë vjedhjesh të kryera në qytete të ndryshme të Italisë veriore, plot 11 të tilla dhe është arrestuar vetëm ditët e fundit.

Emri i operacionit kishte lidhje pikërisht me mollën dhe hetimet për shqiptarin që jetonte në Parma dhe zyrtarisht i pastrehë kanë nisur më 6 nëntor të vitit të shkuar pas një grabitje në një apartament në katin e parë në Monticelli. Ai vodhi atje bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë mbi 6 mijë euro.

Policia gjatë hetimeve, megjithatë, kishte menduar se molla në tryezë mund të ishte një çelës i rëndësishëm. Edhe pronari, në kërkim, konfirmoj se fruti nuk mund të jetë lënë nga ai ose një anëtar i familjes.

Dhe kështu çdo gjë nisi nga ajo mollë e kafshuar, pasi gjurmët e pështymës të lëna aty çuan në zbulimin e ADN-së.

Molla e kafshuar ishte lënë edhe gjatë grabitjeve të tjera.

Nga 2010 e në vazhdim ka 11 episode të ngjashme që çojnë tek i njëjti person: 9 vjedhje në  apartamente me "nënshkrim" dhe dy makina të grabitura, më së shumti në Lombardi dhe Veneto, pastaj në Riccione dhe së fundmi në Monticelli.

EMISIONET