Situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete ndërsa 79% e të prekurve nga COVID-19 tashmë janë të shëruar.

Dr. Rovena Daja  e Institutit të Shëndetit Publik informoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja ndërkohë lëvizjet në fundjavë vijojnë të jenë të kufizuara.  

Edhe këtë fundjavë lëvizja me turne. Fillimisht të moshuarit, më pas të tjerët. Stop makinave

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.” 

Në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.  

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)

Testime totale                         14459

Testime molekulare                 13133

Testime serologjike                    1326

Raste pozitive                              989

Raste të shëruara                         783

Raste Aktive                                 175

Humbje jete                                    31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

   

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë            62

Durrës           50

Krujë             27

Shkodër        10

Berat             10

Kamëz             9

Fier                  4

Elbasan           1

Mirditë            1

Korçë              1


/Ora News.tv/