Vetëm 16 vjeç debuton me gjigantët spanjollë

Vetëm 16 vjeç debuton me gjigantët spanjollë

Çfarë bënit ju në moshën 16 vjeçare? Barcelona aktivizoi në ndeshjen e të shtunës kundër Real Betis talentin 16 vjeçar, Ansu Fati. Ai është konsideruar si djali i çudirave dhe vjen nga akademia e La Masias.

Ganezi është lojtari i dytë më i ri që ka debutuar për kampionët spanjollë që prej vitit 1941, ku i pari është vetëm 18 ditë më i ri. Ai luan me skuadrën e Barcelona B, por me treshen e sulmit Dembele-Messi-Suarez të dëmtuar, tekniku Valverde e pa si mundësinë e vetme për sulmin duke i dhënë mundësinë për të luajtur me ekipin e parë.

Fati nuk mund të luajë nëqoftëse nuk është i shoqëruar nga prindërit në stadium ose pa lejen e tyre. Ky është një ndër rregullat në Spanjë për futbollistët nën moshën 18 vjeçare.


Ansu Fati kundër Rakitic



EMISIONET