Frederic Veseli është një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare që ndërroi skuadër në orët e fundit të merkatos së dimrit. 

Edhe pse ishte një titullar fiks te Empoli në Serie B, Veseli u largua përkohësisht nga skuadra toskane për të firmosur në ligën e dytë franceze tek skuadra Le Mansh.

27-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Le Mansh në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e francezëve në fund të sezonit. 

Pikërisht kohëzgjatja e qëndrimit të Veselit në Francë ka lidhje me mbijetesën e Le Mans në Ligue 2, pasi blerja e kartonit të tij bëhet automatike nëse klubi siguron qëndrimin në këtë kategori.

/Ora News.tv/