Piktori dhe shkrimtari Maks Velo thotë se duhet bërë vetting dhe për artistët. Sipas tij kohët nuk kanë ndryshuar shumë nga koha e regjimit komunist, ku ishin miqtë e tij që e spiunuan dhe çuan në burg.

Ndërkohë arkitekti kundërshton ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar një rast të pastër korruptiv.

Maks Velo: Duhet bërë veting për artistët sepse vjedhin pa turp. Ja dhe kjo puna e Teatrit. Korrupsion më të pastër në mes të kryeqytetit, në mes të Europës, të ndërtosh kulla në këtë mënyrë.

/Ora News.tv/