Vëllezërit marrin peng 33 vjeçarin dhe e rrahin për borxhin

Vëllezërit marrin peng 33 vjeçarin dhe e rrahin për

Një 33 vjeçar është marrë peng dhe është futur me forcë në një automjet në Durrës, duke u dhunuar fizikisht.

Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër si autor të ngjarjes, e cila ka ndodhur për shkak të një borxhi që shtetasi me iniciale Gj.Q u kishte vëllezërve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P.  33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka lekë borxh dy vëllezërve.

EMISIONET