I rikthyer në muzikë pas një pauze të gjatë disa vjeçare, Reperi Adonis Dollapi i njohur me emrin e artit Layz, ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Përveç jetës personale dhe profesionit ai ka folur edhe për humbjen e vëllait të tij disa vite më parë, të cilën e konsideron si humbjen më të madhe në jetë dhe e vuan çdo ditë.

Ai shprehet se dikur kanë emigruar dhe udhëtuar në shumë shtete dhe çdo gjë që bënin e bënin së bashku, prandaj kishtë një lidhje shumë të ngushtë me të.

I pyetur se cili është kujtimi më i bukur që ruan nga vëllai i tij, Adonis shprehet se ka pafund kujtime me të dhe nuk specifikon dot asnjë. Ndër të tjera ai tregon se ditën e aksidentit gjëja e fundit që ka folur me të vëllain është kur i kërkoi makinën e tij sepse e veta ishte prishur.

Ester Bylyku: Cili është kujtimi më i bukur që ke me vëllain?

Adonis Dollapi: Kujtime janë shumë. Ne kemi emigruar shumë vite jashtë, kemi jetuar në shumë shtete të ndryshme gjith kohës bashkë. Kemi shumë, pafund. Pothuajse çdo gjë që kemi bërë e kemi bërë bashkë.

Ester Bylyku: Kush ka qenë gjëja e fundit që të ka thënë ai?

Adonis Dollapi: E fundit ka qenë ditën kur ndodhi aksidenti, në mëngjes mori makinën dhe më tha ma lej pak makinën se më është prishur e imja. Ky ka qenë muhabeti i fundit që kemi bërë bashkë.

Rikujtojmë se Jetnis Dollapi para 3 vitesh humbi jetën në një aksident me motor ku u përplas me murin anësor të rrugës.

/Ora News.tv/