Veliaj harron premtimet, qytetarët: Askush nuk na ka pyetur për investimet në Tiranë

Veliaj harron premtimet, qytetarët: Askush nuk na ka pyetur për

Pavarësisht memorandumit  të bashkisë së Tiranës për përfshirjen e qytetarëve të vendimmarrje, vetë këta të fundit pohojnë të kundërtën. Ata shprehen se askush nuk është konsultuar më parë me ta, ndërsa shtojnë se kanë rezerva për projektet e miratuara dhe zbatuara deri tani në Tiranë. 

Në shkurt të 2017, rreth 3 vite më parë,  Bashkia e Tiranës firmosi një memorandum me Këshillin e Evropës dhe ambasadën Zvicerane për të forcuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Kryetari i bashkisë Veliaj në atë kohë vlerësoi eksperiencën e këtyre institucioneve dhe premtoi se “pyet edhe qytetarët” do të kthehej në një standard të përhershëm për kryebashkinë.

Por sot, 5 vite në krye të Tiranës,  Veliaj nuk ka zhvilluar seanca konsultimesh me qytetarët.

Ata shprehen se askush nuk i ka pyetur për asnjë investim apo ndryshim në Tiranë.

"Unë nuk e di të ketë pasur diskutim"

"Për çdo ndryshim që mund të bëhet duhet të pyesin"

"Kush i pyet qytetarët, janë komunistët akoma"

Më i fundit është ai i parkut Rinia, i cili  në projekt ka të publikuar vetëm kohëzgjatjen e punimeve, por jo datën e fillimit.  Por ky rehabilitim i parkut nuk pëlqehet nga qytetarët.

"Ishte shumë i bukur dhe ashtu siç ishte. Mua nuk më pëlqen"

"I ka bërë si varreza"

Për projekte të tilla të mëdha si ai i parkut Rinia, bashkia e Tiranës jo vetëm që nuk ka zhvilluar asnjë proces konsultimi por duket se nuk ka qenë plotësisht transparente. 

EMISIONET