Veliaj harron personat me aftësi të kufizuar, prej 6 muajsh refuzon t'i takojë

Personat me aftësi të kufizuara po përballen çdo ditë e më shumë me problemet e infrastrukturës në Tiranë ndërkohë që kryetari i bashkisë prej 6 muajsh refuzon të dëgjojë kërkesat e tyre. Kjo kategori duket se është lënë në harresë edhe pse qeveria ka miratuar dy vjet më parë një strategji për trajtimin e tyre por dokumenti duket se nuk ka gjetur zbatim nga bashkia e Tiranës.

Personat me aftësi të kufizuara po jetojnë në kushte gjithnjë e më të vështira në Tiranë ndërkohë që kryetari i bashkisë Erion Veliaj prej të paktën 6 muajsh ka lënë në harresë një kërkesë të shoqatës e cila kërkon trajtimin e problematikave nga pushteti lokal.

"Me sirtarët e bashkisë së Tiranës janë dy kërkesa të shoqatës tonë për takim me kryetarin e bashkisë. 6 muaj ka kërksa e parë, 1 muaj kërkesa e dytë. Presim një përgjigje"

Kryetari i shoqatës së para dhe tetraplegjikëve thotë se ky mosveprim i Veliajt po vjen në një kohë kur personat me aftësi të kufizuara përballen me problematika pikërisht në ata sektorë për të cilët është përgjegjëse bashkia e kryeqytetit.

"Kërkesat janë elementera, punësimi, infrastruktura, e cila është gjëja më themelore për një person me karrige me rrota. Kemi kërkuar dhe është emergjente, pagesa e kujdestarit që ne na shoqëron"

Qeveria shqiptare ka hartuar një strategji të re në ndihmë të kësaj kategorie dhe prej gati dy vitesh paratretaplegjikët janë në pritje që edhe bashkia e Tiranës të vendosë në zbatim dokumentin e miratuar nga këshilli i ministrave.

EMISIONET