Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje ish-deputeten e PD, Albana Vokshi.

Vokshi është dënuar me 1 milionë lekë gjobë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi u mor nga Gjykata paraditen e sotme. 

Veliaj paditi ish-deputeten demokrate për shpifje, lidhur me disa deklarata që ajo bëri nga selia e PD.

/Ora News.tv/