Lideri i organizatës terroriste, ISIS, Abu Bakr al-Bagdadit kaloi momentet e fundit duke qarë e bërtitur. Këtë e konfirmoi vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në daljen e pazakontë para shtypit, të dielën në mëngjes.

"Nata e kaluar ishte një natë fantastike për Shtetet e Bashkuara dhe për botën. Një vrasës brutal, që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe vdekje, është eliminuar. Ai nuk do të lëndojë më një të pafajshëm burrë, grua apo fëmijë. Ai vdiq si qen. Vdiq si frikacak. Bota është më e sigurtë tani", tha Trump.

Trump shtoi se Abu Bakr al-Baghdadi kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë në orët e vona të së shtunës, 27 tetor.

/Ora News.tv/