Ka ndërruar jetë në moshën 48 vjecare pianisti i njohur italian, kompozitori e drejtor orkestre, Ezio Bosso.

I vlerësuar me mjaft çmime artistike në Itali e në botë, mbetet i paharueshëm në interpretimin i tij në Festivalin e Këngës italiane Sanremo 2016.

I lindur në qytetin e Torinos në 13 shtator 1971, Ezio Bosso mësoi të luajë në piano që në moshën 4 vjecare e 15 vjec interpretoi si solist në Francë duke vazhduar më pas karrierën e tij artistike si pjesë e grupeve të ndryshme orkestrale europiane.

Studion në Akademinë e Vienës për kompozim e dirigjin artisitk e zhvilloi koncerte të sukseshme në teatrot e skenat të rëndësishme botërore.

Më vitin 2011 i nënshtrohet një operacioni delikat në tru e më pas goditet nga një sëmudje neogjenarative (SLA) që e detyroj që më shtator të 2019 të deklaroi ndërprerjen e aktivitetit të tij artistik për shkak të pamundësisë për të përdorur duart. 

Pianisti Ezio Bosso ndërroj jetë në qytetin e Bolonjës më 15 maj 2020.

Njerëzit e artit, të kulturës e spektaklit, politika e qytetarët italainë kanë shprehur në rrjetet sociale keqardhjen e nderimin e figurës së një artisti gjenial që ndërroj jetë në një moshë kaq të re.

/Ora News.tv/