Vdes pasi i shpërthen cigarja elektronike në fytyrë

Vdes pasi i shpërthen cigarja elektronike në fytyrë

Një i ri nga Teksas  humbi jetën pasi i shpërtheu cigarja elektronike në fytyrë.

25-vjeçari po pinte në cigaren elektronike kur kjo e fundit plasi duke i coptuar arterien karotide.

William Brown vdiq në një spitali në Fort Worth më 29 janar. Në certifikatën e vdekjes thuhet se ai vdiq nga infarkti cerebral dhe hernia pasi mbeturinat nga cigarja elektronike i shpërthyen arterien e tij të majtë karotide.  

Shpërthimi raportohet se ndodhi më 27 janar, në parkingun e një dyqani ku shitej duhan dhe bëheshin furnizime me gaz.

Menaxheri i dyqanit u shpreh se telefonoi ambulancën pas ngjarjes.

Brown shkoi në dyqan për ti kërkuar ndihmë për përdorimin e cigares elektronike, po nuk bleu gjë pasi aty nuk shitej ajo lloj marke.

EMISIONET