Gjendet i vdekur në dhomën e motelit regjisori i komedisë "E shëmtuara Beti"

Regjisori i një prej komedive më të famshme, "E shëmtuara Beti", Silvio Horta u gjet i vdekur në dhomën e një moteli në Miami ditën e martë (7 janar).

Këtë e bën të ditur një prej të afërmve të tij.

Sipas një raporti nga ekzaminimi mjekësor në Miami, 45 vjeçari kishte plagë të armëve të zjarrit që nga hetimet paraprake rezulton se është vetëvrarë, por familjarët e tij nuk pranojnë të japin detaje në lidhje me këtë informacion.

Priten të dalin dhe rezultatet autopsisë dhë toksikologjisë të cilat do të hedhin dritë mbi këtë ngjarje.

Aktorja kryesore e filmit, America Ferrera postoi një foto në Instagram duke njoftuar lajmin tronditës.

"Mu thye zemra nga ky lajm. Talenti dhe krijimtaria e tij më sollën mua dhe shumë të tjerë gëzim" - shkroi Ferrera.

"E shëmtuara Beti" ka gjithsej 4 sezone të cilat u transmetuan nga 2006 deri në vitin 2010.

America Ferrera fitoi çmimin Golden Globe dhe një çmim Emmy Aëard me rolin e Betit.

EMISIONET